Kryetari i PSD’së Dardan Molliqaj ka kritikuar edhe një herë kryeministrin Albin Kurti.
Thotë se është vërtetuar se i pari i VV’së është i rrezikshëm për vendin.
“Shpjegimi që e bën VV’ja dhe Albin Kurti është shpjegim tipik me mendësi autoritare. Nuk ka kurgjo të jashtëzakonshme apo të veçantë. Kur ju konvenon thonë, zgjedhjet parlamentare dhe lokale janë të krahasueshme, kur nuk ju konvenon thonë janë të dallueshme”, tha Molliqaj.
“Unë besoj se më shpejt se që kemi menduar ne që kemi qenë kritik, të gjithë ne që kemi qenë kritik, besoj që koha na ka dhënë të drejtë. Besoj që Albin Kurti është vërtetuar që është i rrezikshëm për Kosovën”, thotë Molliqaj në RTV Dukagjini.
“Mos harroni se ka vendosur me luftu krimin e korrupsionin në fushatë. A u kry krimi e korrupsioni në veri a vetëm ata paska qenë? A u kry reciprociteti me Serbinë? A u përdorën xhipat më shumë se secilën herë tjetër?, a u keqpërdor krejt administrata dhe krejt buxheti i shtetit më shumë se secilën herë tjetër”, pyet Molliqaj.
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...