Google ADS

Molliqaj: Thaçi si njeri dinak e ka përdorur ligjin e Kosovës në rastin e gylenistëve

15:00 | 4 Prill 2018
Arbresh.info

Dardan Molliqaj nga Grupi i të Pavarur i Deputetëve ka thënë se ata refuzojnë në mënyrë kategorike që t’i shërbejnë problemit Erdogan-Gulen sepse siç ka thënë, Kosova nuk ka të bëjë aspak me këto probleme.

Molliqaj ka thënë se Hashim Thaçi si njeri dinak nuk ka bërë asnjë shkelje sepse është thirrë në ligjin e Kosovës, përkatësisht në nenin ku thuhet se rrezikohet siguria e Kosovës, raporton Arbresh.info.

“z.Thaçi si njeri dinak nuk ka bërë shkelje, e ka përdorur ligjin e Kosovës. Një problem politik dhe historik mes dy rrymave në Turqi është shndërruar në një arenë beteje edhe në Kosovë dhe një njeri që nuk përton dhe nuk ka përtuar kurrë në të kaluarën t’i shërbej dikujt prej të cilit përfiton. Thaçi e ka bërë deportimin e këtyre shtetasve duke u thirre në një nen që e rrezikon sigurinë e Kosovës”, ka thënë Molliqaj.

Ai ka thënë se këta shtetas turq që janë arrestuar dhe deportuar kanë pasur miliona euro qarkullime në llogaritë e tyre bankare.

Molliqaj ka shtuar se nuk do të donte të ishte në lëkurën e kryeministrit i cili ka dalë dhe ka thënë se nuk është në dijeni për këto ndodhi.

“Thaçi e përdor shtetin e Kosovës dhe e fut në beteja të cilat nuk i takojnë. Nëse reagon zëshëm je gulinist, nëse nuk reagon je me Erdoganin. Ne nuk jemi as me Erdoganin e as me gulenistë. Kemi kritikat për mënyrën e organizimit të organizatës së Fetullah Gulenit. Është e padrejtë që Kosova si shtet dhe ne si deputet apo qytetarët të vendosim a jemi me njërin apo tjetrin, sepse kjo nuk është betejë e Kosovës sepse ata nuk dallojnë sa i përket çështjes së Kosovës”, ka thënë Molliqaj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme