Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj, ka thënë se veprimet e fundit të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, karshi dialogut mund të përmblidhen në tensionin midis presionit për heqjen e tarifës dhe taktikave të tij të marrëdhënieve me publikun.
Molliqaj me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se taksa e vendosur ndaj Serbisë nuk duhet të vendoset vetëm pse kërkon SHBA-ja.
“Taksa nuk është çështje dinjiteti, as nuk ka shenjë barazimi me shtetësinë e Kosovës. Ajo duhet parë si instrument në dialogun me Serbinë. Taksa gjithashtu nuk duhet hequr sepse po na thonë amerikanët. Por, vetëm nëse ne e dimë çfarë duam nga dialogu. Nëse marrëveshja që na pret nuk siguron njohje reciproke, siç po flitet ditëve të fundit, atëherë ajo duhet refuzuar me çdo kusht. Njëjtë edhe projektet si “Zajednica” që e përmendi Lavrov, apo ato Ahtisaari plus-plus që po i përmend Vuçiqi. Kosova duhet ta sigurojë një marrëveshje që i mbyllë një herë e mirë të gjitha llogaritë, të gjitha çështjet e hapura me Serbinë. Nga këto negociata, Kurti duhet të kërkojë heqjen e pengesave të Planit të Ahtisaarit, nga shumica e dyfishtë deri tek neni 1.3 i Kushtetutës që Kosovës ia cënon vetëvendosjen e jashtme”.
“Rreziku që unë shoh nga veprimet e Kurtit kohëve të fundit janë pikërisht improvizimet si mungesë tërësore e vizionit mbi dialogun. Siç e mësuam nga denoncimi i tij ndaj Thaçit që nuk mori asnjë rrugë, por përfundoi në sulm mediatik, marrëdhënia e tij me dialogun është marrëdhënie me publikun. Për të ka rëndësi cila marrëveshje shitet, dhe jo e ardhmja afatgjatë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Taktikat dhe improvizimet e Kurtit janë mungesë plani
Veprimet e kryeministrit Kurti karshi dialogut ditëve të fundit mund të përmblidhen në tensionin midis presionit për heqjen e tarifës dhe taktikave të tij të marrëdhënieve me publikun. Lëshimet kinse taktike të Kurtit nuk janë pjesë e një projekti për dialogun. Ai thjesht dëshiron të fitojë kohë duke bërë koncesione. Por, kjo kohë e fituar nuk po mbushet me asgjë, është e zbrazët, pa korniza dhe me improvizime. Në fakt, është përpjekje për ta ruajtur pushtetin.
Në anën tjetër, secili laik që veç pak interesohet tashmë i ka kuptuar dallimet midis Shteteve të Bashkuara dhe disa shteteve brenda Bashkimit Evropian. Në situatë normale, ne nuk e kemi luksin të zgjedhim midis partnerëve tanë. Por, pyetja që duhet shtruar është kjo: a mund të themi ne se nuk na intereson fare tash për tash një marrëveshje përfundimtare me Serbinë?
Mjafton ta krahasojmë botën e sotme me atë të vitit 1999. Përveç rritjes e ndikimit të akterëve të tjerë gjeopolitikë, as Perëndimi nuk është më i njëjti. Kujtoni, për shembull, plasaritjet brenda Bashkimit Evropian dhe një lloj pezullimi të procesit të zgjerimit të BE-së drejt Ballkanit Perëndimor. Nëse zgjerimi po duket tashmë një rrugë e largët, nëse vendet e Ballkanit nuk shohin perspektivë anëtarësimi, cila është mundësia e Bashkimit Evropian për të garantuar çfarëdo marrëveshje. Bashkimi Evropian, madje është treguar një partner jo i besueshëm. Kujtojeni këtu marrëveshjen për emrin midis Maqedonisë dhe Greqisë.
Marrëveshja historike u bë, por çelja e negociatave nuk iu dha Maqedonisë, e për pasojë VRMO mund të kthehet shpejt në pushtet. Marrëveshje të paqes nuk duan as ata që kanë nevojë permanente për armiq të jashtëm, sepse pa ta nuk mund të ketë as armiq të brendshëm.
Taksa nuk është çështje dinjiteti, as nuk ka shenjë barazimi me shtetësinë e Kosovës. Ajo duhet parë si instrument në dialogun me Serbinë. Taksa gjithashtu nuk duhet hequr sepse po na thonë amerikanët. Por, vetëm nëse ne e dimë çfarë duam nga dialogu. Nëse marrëveshja që na pret nuk siguron njohje reciproke, siç po flitet ditëve të fundit, atëherë ajo duhet refuzuar me çdo kusht. Njëjtë edhe projektet si “Zajednica” që e përmendi Lavrov, apo ato Ahtisaari plus-plus që po i përmend Vuçiqi. Kosova duhet ta sigurojë një marrëveshje që i mbyllë një herë e mirë të gjitha llogaritë, të gjitha çështjet e hapura me Serbinë. Nga këto negociata, Kurti duhet të kërkojë heqjen e pengesave të Planit të Ahtisaarit, nga shumica e dyfishtë deri tek neni 1.3 i Kushtetutës që Kosovës ia cënon vetëvendosjen e jashtme.
Rreziku që unë shoh nga veprimet e Kurtit kohëve të fundit janë pikërisht improvizimet si mungesë tërësore e vizionit mbi dialogun. Siç e mësuam nga denoncimi i tij ndaj Thaçit që nuk mori asnjë rrugë, por përfundoi në sulm mediatik, marrëdhënia e tij me dialogun është marrëdhënie me publikun. Për të ka rëndësi cila marrëveshje shitet, dhe jo e ardhmja afatgjatë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...