Molliqaj: SHIK-u nuk mund të më largoj nga politika

18:19 | 21 Korrik 2017
Arbresh.info

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook i është kundërpërgjigj nënkryetarit të PDK-së Uran Ismaili, shkruan arbresh.info

Molliqaj ka thënë se SHIK-u ka dëshirë ta largoj nga politika, mirëpo populli ka vendos se kush do të largohet.

Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plot:

Uran Ismaili, nënkryetari i PDK-së që është rritur në prehrin e Kadri Veselit, më paska akuzuar sot se po i kërcënoj gjyqtarët që po i mbajnë nën arrest aktivistët tanë të pafajshëm. Gjyqtarët që shefi i tij Kadri Veseli i mbanë në xhep përmes kërcënimeve e korrupsionit. Ashtu siç e mban në xhep Uranin përmes bizneseve të pista që ai ia drejton Veselit.

E sa i përket dëshirës së kahmotshme të SHIK-ut për të më larguar nga politika, besoj që populli ka vendosur tashmë se kush do të largohet

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme