Google ADS

Molliqaj reagon për arrestimin e aktivistit Korça, sulmon Thaçin

00:00 | 16 Prill 2018
Trina Galanxhi

Deputeti i Grupit të Pavarur të Deputetëve, Dardan Molliqaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot në kufirin në Vërmicë është ndaluar e më pas arrestuar nga Policia e Kosovës aktivisti Korab Korça.

Molliqaj, po ashtu, ka theksuar se Korça së bashku me 11 aktivistë të tjerë janë të dyshuar për prishje të rendit gjatë ceremonisë së inaugurimit të, sië ka thënë ai të ashtuquajturit presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Koha.net.

Ky është postimi i tij i plotë:

Sot, në mesditë në kufirin në Vërmicë, është ndaluar e më pas arrestuar nga policia e Kosovës, aktivisti politik Korab Korça.

Bashkë me 12 aktivistë të tjerë ata janë të dyshuar për prishje të rendit gjatë ceremonisë së inaugurimit të të ashtu-quajturit Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Korabit nuk i ka ardhë ndonjë ftesë që të mos përgjigjet në prokurori apo gjykatë. Ai dhe 11 aktivistë të tjerë u patën liruar me procedurë të rregullt.

Ai vazhdon të mbahet në paraburgim pa asnjë bazë ligjore dhe pa asnjë arsye të dhënë nga policia.

Kjo dëshmon qasjen selektive të organeve të drejtësisë dhe policisë. Ndalimi i Korabit tregon për sistem policor në shërbim të një njeriu i cili u zgjodh atë kohë në masa të rrepta sigurie me mbi 4000 policë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme