Google ADS

Molliqaj: Qeveria i heqi rrethojat për me vendos kordone të policisë, veteranët po malltretohen

10:46 | 16 Qershor 2022
arbresh.info

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka dalur në përkrahje të kërkesave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për rritjen e pensionit krahas rritjes së pagës minimale.

“Shkëputja është e padrejtë dhe i përkrahim kërkesat e tyre. Qeveria i ka heqe rrethoja. Me i heq rrethojat me vendos policinë është provokim. Veteranët janë qytetarë meritor të lirisë, pse po ja qet policinë. Leni rrethojat edhe nuk hinë mrena. Nuk është legjitime me i hek rrethojat e me i vendos policinë. Është e padrejtë që po malltretohen veteranët, dhe besoj në fitoren e veteranëve sepse është e drejtë  tyre”, deklaroi Molliqaj për arbresh.info.

Protestuesit tashmë kanë kaluar edhe kordonin e Policisë së Kosovës dhe kanë hyrë brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme