Molliqaj: PSD e gatshme ta rrëzoj Qeverinë

12:50 | 27 Mars 2019
Arbresh.info

Vendimi i fundit i Presidentit që më në fund të dekretoj anëtarët e partive në KQZ ka ngritur alarm tek disa parti ne vend.

Pas NISMA-së reagim ka bërë edhe PSD-ja, shkruan arbresh.info.

Deputeti i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk është e drejt që PSD-ja si grup parlamentar mos të ketë anëtar në KQZ.

Ai thotë se Presidenti duhet të jap shpjegim se pse ka vendosur të dekretoj vetëm disa anëtarë  kur edhe PSD në dhjetor ka marr ftes të emëroj një anëtar të tyre.

Mulliqaj  para mediave ka thëne se këtë vendim do ta dërgojnë në Kushtetuese.

” Jemi këtu për të diskutuar temën e KQZ-se pas qëndrimit të djeshëm . E kemi konsideruar të pa drejt dhe të dëmshme bllokimin e këtij institucioni nga Presidenti. Ky bllokim ka motive të ndryshme me gjithë ata në muajin dhjetor Presidenti ka pasur një vendin që 6 grupet më të mëdha të dërgojnë emrat për anëtar të KQZ-së. Ne e kemi dërguar dhe kemi pritur një dekretim nga Presidenti i Kosovës dhe nuk kemi marr asnjë vendim për ndërrimin e tij paraprak. Kjo çështje të zgjidhet dhe për këtë duhet të ketë interpretim kushtetues dhe pastaj të vazhdojmë”, ka thënë ai.

Molliqaj ka shtuar do të dërgojnë në Gjykatë Kushtetuese.

“6 grupet më të mesha kanë të drejt për një anëtar në KQZ dhe ketë e kemi me Kushtetutë. Nuk shkojnë vetën 3 përfaqësues që kanë dal nga zgjedhjet. Neve na takon përfaqësimi por për ketë është gjykata kushtetuese. Çdo veprim i Presidenti pa miratim të Gjykatës Kushtetuese nuk do  të respektohet dhe kjo tregon se ka ndërhyrje nga jashtë. Kërkoj që Kryetari i Kuvendit ose Kryeministri ti drejtojnë pyetje Gjykatës Kushtetuese dhe të pritet vendimi i saj par se Presidenti të bëjë dekretimin. Nëse Kryeministri dhe Kryetari i Kuvendit nuk ndërmarrin masa atëherë do ta dërgojmë në gjykatë kushtetuese”, ka shtuar ai.

E lidhur më paralajmërimin e shefit të grupit parlamentar të NISMA-së se nuk i përjashtojnë as zgjedhjet nëse nuk përmirësohet ky gabim nga Presidenti, Mulliqaj është përgjigjur se edhe PSD-ja janë për të rrezuar Qeverinë por fajtor për një iniciativë të tillë i lenë partitë më të mëdha opozitare.

” Ne jemi të gatshëm dhe të interesuar më rrëzu Qeverinë, por janë patrit e mëdha opozitare që se kanë guximin për një iniciativë të tillë. Na kemi vendos që deri në atë vendim të ja lehtësojmë gjendjen e qytetareve, nëse NISMA ka dhënë sinjal se mund të ndodhë një gjë e tillë atëherë edhe ne do ti japim votat. Nëse ka një nismë nga partitë në pushtet atëherë ne jemi të gatshëm nesër t’i bashkangjitemi një iniciative të tillë  për rrëzim të Qeverisë”, ka thënë Molliqaj./Arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme