Dardan Molliqaj nga Vetëvendosje beson se nesër kur edhe pritet që Gjykata e Apelit të mbajë seancën ndaj katër aktivistëve të VV-së, të dëshmojë se jo të gjitha nivelet në sistemin e drejtësisë janë të kapura, shkruan arbresh.info.
Molliqaj përmes një statusi në profilin e tij në facebook , ka shkruar se procesi i montuar politik ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit dhe Frashërit do të duhej të merrte fund nesër.
Ky është statusi i tij i plotë në facebook:
“Nesër mbahet seanca në Gjykatën e Apelit për aktivistët tonë të cilët u arrestuan dhe u dënuan pa asnjë fakt të vetëm.
Nesër Gjykata e Apelit e ka mundësinë ta dëshmoj se jo të gjitha nivelet në sistemin e drejtësisë në Kosovë janë të kapura nga klanet e korruptuara politike.
Procesi i montuar politik ndaj Adeas, Atdheut, Egzonit dhe Frashërit do të duhej të merrte fund nesër. Duke besuar në pafajësinë e plotë të aktivistëve, shpresoj që Gjykata nesër vendosë drejtë dhe i liron ata./arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?