Molliqaj përplaset me Buzhalën: “Ku dhemb dhëmbi shkon gjuha”!

23:20 | 25 Maj 2017
M. A.

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, ka thënë se askush nga qytetarët e Prishtinës nuk kanë nevojë të shqetësohen se Komuna e tyre të mbetet keq për shkak të kandidimit për deputet të kryetarit Shpend Ahmeti dhe nënkryetarit Dardan Sejdiut.

Kjo përgjigje e Molliqajt erdhi pasi që gazetari Berat Buzhala ngriti shqetësimin se çfarë do të bëhet me Komunën e Prishtinës gjatë kampanjës zgjedhore.

“Kjo po i dhemb ndoshta Beratit, aty ku i dhemb dhëmbi i shkon gjuha”, ka thënë Molliqaj, duke shtuar se Buzhala vazhdon të jetë i afërt me PDK-në.

Molliqaj, në emisionin “DEBAT D+” në RTV Dukagjini, ka thënë se për të është krejt e natyrshme që Albin Kurti t’i prijë listës së kandidatëve për deputetë, pasi që është i dominuar për kryeministër, transmeton Telegrafi.

Kandidati për deputetë, Molliqaj, tutje foli edhe për të aderuarit në Vetëvendosje.

“Ali Lajçi është një personalitet që ka qenë shumë i angazhuar rreth çështjes së demarkacionit me Malin e Zi; Emin Gërbeshi është më shumë se tri vite në VV e nuk ka qenë në AKR. E njëjta vlen edhe për Ylli Hoxhën”, tha Molliqaj që shtoi se kundër simboleve të Kosovës, pasi ato janë të imponuara dhe nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme