Deputeti i PSD’së Dardan Molliqaj thotë se LDK do pushtet. Sipas tij për këtë çmim, partia e Isa Mustafës e pranon edhe dialogun me Serbinë e edhe bashkëpunimin me partinë e Kadri Veselit.
Ndërkohë, ai thotë se PSD u bë pjesë e dialogut duke refuzuar ministritë dhe pushtetin që iu ofrua.
‘LDK nuk paska kushte. Thjeshtë po thotë që për t’u përfshirë në dialog, ajo duhet të jetë në pushtet. Madje nuk paska më rëndësi edhe nëse në këtë pushtet është edhe PDK-ja.’, shkruan Molliqaj në Facebook.
Shkrimi i plotë i Molliqajt në Facebook.
LDK E PRANON EDHE DIALOGUN, EDHE PDK-NË, MJAFTON QË TË MARRË PUSHTET PËR VETE
Lajm i mirë që LDK paska bërë lëvizje drejt përfshirjes në dialog me Serbinë.
Por përderisa për PSD-në asnjëherë dialogu nuk është shfrytëzuar për të fituar pushtet për vete, për LDK-në synimi dhe kushti i vetëm për t’u përfshirë qenkan nëse ajo merr pushtet. Qoftë përmes zjedhjeve, qoftë pa zgjedhje por vetëm me riformatim të qeverisë – siç deklaroi sot Isa Mustafa.
PSD-së i janë ofruar ministri e pushtet, por ne kemi zgjedhur ta refuzojmë përfitimin partiak, për të vendosur kushte tjera, që i shërbejnë Kosovës. LDK-ja nuk paska kushte. Thjeshtë po thotë që për t’u përfshirë në dialog, ajo duhet të jetë në pushtet. Madje nuk paska më rëndësi edhe nëse në këtë pushtet është edhe PDK-ja.
Është lajm i mirë avancimi i qëndrimit të LDK-së, por unitetin për ta përfaqësuar Kosovën në dialog, duhet ta krijojmë duke vendosur parime e vlera, e jo duke e shfrytëzuar procesin për të marrë pushtet për vete.
Rrahmani jep një mesazh të fortë në konferencë për media pas...
Skandal pas skandali në Rumani/ Tentohet të sulmohet Edon Zh...
Bajram Shala: Pati edhe racizëm dhe sjellje racore, hera e d...
Futbollistët dardan nuk kthehen në fushë, gjqytari e mbyll n...
Gjyqtari kryesorë u jep ultimatum futbollistëve dardan tR...
Ky është parashikimi i motit për vikend