Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka reaguar pasi që Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për të pezulluar vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) për tarifat e reja të energjisë elektrike.
Molliqaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Gjykata e Apelit e ka rikonfirumuar shkeljen ligjore që ZRRE-ja kishte bërë me vendosjen e tarifave më të shtrenjta të energjisë elektrike, shkruan lajmi.net.
Tutje, Molliqaj shton se, pushtetit i humbën edhe argumentet e fundit që ata i kanë pasur, e që sipas Molliqajt, për faj të tyre qytetarët janë shfrytëzuar.
“Gjykata vendos kundër ZRrE-së. Gjykata e Apelit rikonfirmon shkeljen ligjore që ZRrE ka bërë me vendosjen e tarifave më të shtrenjta të energjisë elektrike. Pushtetit i humbën edhe argumentet e fundit që i kishin. Për faj të tyre qytetarët u shfrytëzuan”, ka thënë i pari i PSD-së.
Me tej ai ka thënë se sipas tij, ligji është shkelur vetëm që të ruhet profiti i një kompanie dhe se vendimi i Gjykatës së Apelit kanë fituar qytetarët.
“Vetëm që të ruhet profiti i një kompanie u shkel edhe ligji. Rikonfirmimi nga Gjykata e Apelit është fitore e qytetarëve dhe e rezistencës ndaj shfrytëzimit. Tash, hapi i i parë tutje është dorëheqja e menjëhershme e bordit të ZRrE-së”, ka përfunduar Molliqaj.
Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë më 8 prill 2022 kishte aprovuar si të bazuar propozimin e paditëses/ propozueses Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe kishte pezulluar vendimin e ZRrE-së për tarifat e reja për energji elektrike.
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit