Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka sulmuar subjektet politike opozitare që do jenë pjesë e legjislaturës së ardhshme.
Ai përmes një shkrimi në ‘facebook’, ka deklaruar se këto subjekte po garojnë kush t’ia bëjë më parë kuorumin Kurtit, shkruan portali arbresh.info
Molliqaj ka kërkuar nga partitë politike opozitare të qëndrojnë jashtë, siç e quan ai, “mendësisë totalitare”.
Postimi i tij i plotë:
Kundër shantazhit
Partitë opozitare kanë filluar një garë negative. Kush e kush më parë t’ia bëj kuorumin Kurtit për formim institucionesh. Kështu ato do ta humbin veten edhe më tej.
Konsensusi që emërues të përbashkët ka pushtetin e Kurtit është nënshtrim përballë shantazhit që ai e ka paralajmëruar qyshkur. Pranimi i shantazhit që vjen nga rezultati i dobët është rrugë e gabuar që nuk e këndell askënd. Më mirë parlament monist sesa lustër demokracie. Qëndrimi në sallë do ta përmbushte celebrimin e natyrës së pushtetit. Mendësia totalitare disiplinon. Po, përgjigjet opozita, ne i morëm mësimet. E kundërta duhet të ndodhë. Opozita dhe secili duhet të qëndrojë jashtë këtij universi.
Po ashtu, përpjekjet për reforma nuk e arsyetojnë emrin nëse nuk zgjerohen në reflektime mbi shkaqet e humbjes dhe sidomos natyrën e pushtetit të cilit do t’i bëjnë opozitë. Në kushtet e fuqizimit të Partisë-Shtet, opozita është kusht për frymëmarrjen demokratike. Por, ajo mund të bëhet pengesë nëse nuk arrin të mbrojë e artikulojë të papërfaqësuarit, ata që për propagandën zyrtare nuk janë tamam popull. Opozita që nuk ndërton kauza nuk bënë dot projekt politik. /arbresh.info/
Kundër shantazhit
Partitë opozitare kanë filluar një garë negative. Kush e kush më parë t’ia bëj kuorumin Kurtit për…
Posted by Dardan Molliqaj on Saturday, 20 February 2021
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...