Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, është shprehur optimist për performancën e partisë së tij në zgjedhjet e parakohshme në vend, që pritet të mbahen pas disa javësh.
“PSD’ja do t’i ketë minimalisht 10 deputetë”, ka thënë ai, në emisionin “Pressing”, në televizionin T7.
Molliqaj gjithashtu ka parashikuar performancën e ish-partisë së tij, Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se VV’ja po i frikohet shkuarjes në zgjedhje e vetme, për shkak se, siç ka vlerësuar ai, nuk do të arrinte rezultat të mirë.
“Nëse VV shkon vetë në zgjedhje, s’do të hyjë në qeveri”, është shprehur Molliqaj.
“Nëse VV shkon vetë në zgjedhje, do të garojë për vendin e tretë apo të katërt”, ka parashikuar ai.
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë