Kryetari i Partisë Socialdemokrate të Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se janë për një marrëveshje të shpejtë që i zgjidh problemet me Serbinë.
Molliqaj tha se nëse baza e marrëveshjes është njohja reciproke Kosovë-Serbi, atëherë gjithçka tjetër, madje edhe nëse kërkohet shkëmbim territorial është e diskutueshme, madje edhe e pranueshme për partinë që ai drejton.
“Na jemi për marrëveshje të shpejt, përfundimtare, që i zgjidh problemet me Serbinë. Dhe, nëse baza dhe premisa pranohet, nëse baza e marrëveshjes është që të ketë njohje përfundimtare, por nëse premisa pranohet pastaj kompromisi, pazari siç e quan LVV-ja, ose zgjidhja është një shkëmbim territorial, ose autonomi, ose në zgjidhje e tretë që ne nuk e dimë, nëse bëhet shkëputja e marrëdhënies Kosovë-Serbi atëherë për neve është e pranueshme”, tha Molliqaj në “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...