Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka kujtuar protestën e 10 shkurtit 2007 të organizuar nga Vetëvendosja, në të cilën u vranë Mon Balaj dhe Arben Xheladini.
Molliqaj , përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Monin e Arbenin i vrau pushteti sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre, e as nuk e pranonte mendimin ndryshe.
Postimi i plotë i Molliqajt:
“Progresi, liria dhe barazia, shumë shpesh hasin në rezistencën e pushtetit të padrejtë që synim ka ruajtjen e një gjendjeje të caktuar. Moni dhe Arbeni, para 12 vitesh u angazhuan duke protestuar për progres, liri dhe barazi. Pushteti i vrau sepse nuk e duronte idenë që qytetarët të angazhohen vetë për fatin e tyre. Pushteti nuk e donte demokracinë dhe nuk pranonte mendim ndryshe.
Sot e asaj dite askush nuk është dënuar për vrasjen e Monit dhe Arbenit.
10 Shkurti, do të na e përkujtojë gjithmonë që Kosova sikur që ka pasur regjime jo-demokratike dhe autoritare, po ashtu ka pasur qytetari aktive që i ka përballuar këto regjime” (sic.), ka shkruar Molliqaj.
Sot janë bërë homazhe te pllaka përkujtimore për aktivistët e vrarë, Arben Xheladini dhe Mon Balaj, në 12-vjetorin e protestës së 10 shkurtit 2007, kur nën organizimin e Lëvizjes Vetëvendosje, u mbajt protesta ku kërkohej vetëvendosje. Ndërsa policia e UNMIK-ut, konkretisht ata të regjimentit rumun e ukrainas, shtënë në me armë ndaj protestuesve, duke lënë të vdekur 2 protestues dhe plagosur mbi 80-të.
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
“Shkodra Elektronike” me “Zjerm” për...
Kurti e Nagavci sot lansojnë pilotimin e Programit të Kuponë...
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...