Dardan Molliqaj nga Partia Social Demokrate, ka folur rreth qëndrimeve të këtij subjekti karshi zhvillimeve politike në vend.
Sa i përket Gjykatës Speciale, për të cilën thuhet se është kërkuar vazhdimi i mandatit, ai vlerëson se ka vota për ta mundësuar këtë, pasi edhe Vetëvendosje ka ndryshuar qëndrim.
”Besoj që vota në Kuvend ka. Do të rivotohet”.
”Do ta votojnë të gjithë me përjashtim ndonjë parti të vogël”.
”Kur s’ka nevojë nuk e votojnë. Po supozoj që nëse PDK vendos mos me e votu, do ta votojë Vetëvendosje, por ky subjekt do jetë garanci i fundit vetëm nëse PDK nuk e voton vazhdimin e mandatit të Gjykatës Speciale”, njofton Klan Kosova.
Molliqaj ka thënë se në seancën e vitit 2018 ku ishte planifikuar shfuqizimi i Gjykatës Speciale, ishte llogaritur në votat e Vetëvendosjes.
Në Rubikon me Adriatik Kelmendin ka zbuluar se votën e Vetëvendosjes e kishte garantuar deputeti i këtij subjekti, Rexhep Selimi, por Albin Kurti nuk e lejoi, njofton Klan Kosova.
”PDK besoj që do ta votojë prapë, por edhe Vetëvendosje do ta votojë. Atëherë ka votuar kundër por tani e ka ndërruar qëndrimin”.
”Në dhjetor të 2018 kur është propozuar shfuqizimi i ligjit – jo i amandamenteve kushtetuese – Vetëvendosjes i është ofruar kjo ofertë, në emër të Vetëvendojes ka folur Rexhep Selimi dhe ka garantuar votën”.
”E ka konfirmuar vet ai për disa eksponentë”.
”Sami Lushtaku e ka konfirmuar publikisht që Rexhep Selimi ka folur dhe unë kam qenë mbështetësi kryesor për ta bërë shfuqizimin e ligjit”.
”Albin Kurti ka qenë në burgun e Lipjanit atë kohë, kishin filluar problemet në Vetëvendosje”.
”Ne kemi qenë duke diskutuar për ta votuar shfuqizimin e ligjit, një telefonatë e Albin Kurtit nga burgu me Liburn Aliun, është ardhur dhe ka ndryshuar qëndrimi dhe pastaj ka dështuar çdo gjë”.
”Sepse thirrja e asaj seance është llogaritë në votat e Vetëvendosjes”.
Vjen reagimi i FFK-së: Vendimi i UEFA-s konfirmon veprimet e...
Policia në Zubin Potok gjen uniforma, municion dhe pajisje t...
Shqipëri, shtohen rastet e përdorimit të dhunës mes të mitur...
Xheneta zbeh pëlqimin për Gjestin: Dua një partner që fjala ...
SHBA vendos veto ndaj rezolutës së OKB-së që kërkon armëpush...
Manchester United ëndërron të mposht Real Madridin për të në...