Google ADS

Molliqaj: Lumir Abdixhiku s’mund të kalonte në Vetëvendosje

23:58 | 19 Maj 2017
Trina Galanxhi

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj ka thënë se në këto zgjedhje të 11 qershorit do të ketë vota anti-koalicione.

“Përveç votës së pavendosur, do të jetë edhe vota anti koalicion, që do të votojë Vetëvendosjen”.

“Kësaj herë do të marrin pjesë dhe do t’i ndëshkojnë këto zhvillime”.

Ai ka thënë se LDK, AKR e Alternativa që kanë koalicion parazgjedhor janë prapa Lëvizjes Vetëvendosje, në sondazhe.

“Në bazë të sondazheve LDK-AKR edhe Alternativa, janë mbrapa nesh, edhe si koalicion”.

Molliqaj që është i ftuar në Magazina Zgjedhore të Klan Kosovës ka folur edhe Lumir Abdixhikun që ditëve të fundit ka aderuar në LDK.

“Dallimin më të madh e kemi me Lumirin dhe s’ka pasur ngjashmëri me bindjet ekonomike mes tij dhe nesh. Ai ka pasur qëndrime, për Zajednicën p.sh. që e ka kundërshtuar. Nuk ka pas mundësi që Lumir Abdixhiku të kalojë në Vetëvendosje”.

Të ngjashme