Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se LDK dhe Vetëvendosje nuk guxojnë të iniciojnë mocion mosbesimi ndaj Qeverisë Haradinaj.
Molliqaj, në RTV Dukagjini, ka thënë se opozita nuk guxon të shkojë në zgjedhje sepse gjatë këtij viti duhet të përmbyllet marrëveshja me Serbinë.
“Pse LDK dhe Vetëvendosje nuk guxojnë të fillojnë mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë? Sepse duhet të përfundohet ky vit me marrëveshje me Serbinë. As subjektet e tjera nuk guxojnë të dërgojnë vendin në zgjedhje”, tha ai.
Sipas deputetit të PSD-së, me që këtë vit zgjedhje nuk ka këto subjekte kanë vendosur të “shajnë e të bërtasin sa duan”.
Molliqaj ka thënë se për shkak të këtyre proceseve që po kalon Kosova, PSD ka vendosur të shtyjë gjërat përpara në interes të përgjithshëm.
“Ne kemi vendosur të shtyjmë gjëra që ju ndihmojnë njerëzve. Për mua pesë kushtet që i kemi vendos Qeverisë [në këmbim të votës për buxhetin] ju ndihmojnë njerëzve”, deklaroi Molliqaj.
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...