Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka folur për përpjekjet e partive opozitare për rrëzimin e qeverisë së vendit, që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj.
Molliqaj ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se e konsideron veprim të mençur vendimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të mos paraqitur mocion mosbesimi në Kuvendin e Kosovës pa i siguruar votat e nevojshme.
Ai ka përshëndetur partinë e Isa Mustafës për “lëvizje të pjekur, në vend se t’ju hyjë aventurave”.
“Kosovës s’i duhen eksperimentet”, është shprehur deputeti i PSD’së, që po ashtu ndodhet në opozitë.
“Çdo dështim, që dihet që është dështim, nuk i ndihmon kauzës”, ka deklaruar ai.
Sipas tij, ende nuk janë pjekur kushtet për rrëzimin e Qeverisë Haradinaj dhe për çuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
“Nevojitet edhe pak kohë, në bisedimet PSD, LDK, VV, Alternativë e tjerat”, është shprehur Molliqaj.
Sipas tij, ekzistojnë “gjasa reale” që rrëzimi i qeverisë të ndodhë në tetorin e këtij viti.
Ai ka paralajmëruar se kjo do të ndodhë me 61 vota shqiptare. /Express/
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...
Për të tretin vit me radhë, Ballkani dominues në futbollin k...
Aksident në Dubravë të Suharekës, pesë persona të lënduar