Molliqaj – Kurtit: Po bën koalicion me shtetin e Serbisë

18:26 | 30 Janar 2020
Arbresh.info

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti ka bërë kërkesë Kuvendit të Kosovës për mbajtjen e një seance.

Nesër kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet.

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar përmes një postimi.

Ai ia kujtoi Kurtit kur më 24 shtator 2019, kishe deklaruar se Lista Serbe duhet të përfundoj në opozitë dhe të refomorhet në centrifug sepse nuk është parti, por shteti i Serbisë.

Postimi i plotë:

Koalicioni me shtetin e Serbisë?

Me datën 24 shtator 2019, Albin Kurti deklaroi që Lista Serbe duhet të përfundoj në opozitë dhe të refomorhet në centrifug sepse nuk është parti, por shteti i Serbisë.

Populistët, për shkak se zakonisht janë në opozitë, bëjnë kritikë përmbajtësore pushtetit përbrenda kornizës së anti-establishmentit duke proklamuar përfaqësimin e vërtetë e të vetëm të vullnetit të popullit. Në momentin që një popullist vjen në pushtet, kritika e tij ndaj partive të tjera i kthehet si fantazmë që e ndjek pamëshirshëm. Sepse për popullistin, e kjo gjë tashmë është dëshmuar botërisht siç po dëshmohet në Kosovë, nuk është me rëndësi ndryshimi i përmbajtjes politike por ndryshimi i figurave e njerëzve në pozita politike. Popullisti veç sa i ndërmerr disa hapa shtesë për të japur një imazh fiktiv që diçka po ndryshon por e mirëmban e intensifikon avazin e vjetër e pushtetarëve të tjerë.

Pikërisht në këtë moment, pasi kishte japur deklaratë të fuqishme kundër Listës Serbe para zgjedhjeve dhe përfshirjes së saj në një qeveri Kurti, ai sot deklaron që do t’i takoj për të folur për krijimin e qeverisë. Dalëngadalë, Kurti heq dorë nga të gjitha kritikat e parimet që i ka thënë, e i ndryshon ato sepse qëllimi kryesor i tij është ardhja në pushtet edhe nëse kjo do të thotë përdorimi i metodave të paraardhësve të tij dhe mënyra sesi ata kanë qeverisur.

Shpresa e proklamuar nga Vetevendosje e nxjerri fytyrën e vërtetë. Për shkak të këtyre dëshmive, dhe jo vetëm këtyre, jemi të bindur që ndryshimi në Kosovë nuk mund të vjen prej individëve që zgjedhin të zvarrisin krijimin e institucioneve për shkak të pozitave e jo programit me të cilin duhet të udhëheqin. Këta nuk mund ta sjellin ndryshimin sepse këta luftojnë për të rehatuar veten e për të mbyllur gojën për Kosovën. Prandaj, këta, ende pa filluar, me dorën e tyre e humbën legjitimitetin të cilin e fituan para 3 muajve dhe dështuan qe 3 muaj. Zgjedhjet e reja janë domosdoshmëri sepse ndryshe rrezikojmë të lejojmë që populizmi të mirëmbaj status-quo-në e krijuar nga paraardhësit e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme