Molliqaj – Kurtit: Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh

12:50 | 18 Mars 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Partisë Social Demokrate (PSD), Dardan Molliqaj, i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që të dorëhiqet dhe të mos pranojë nënshkrimin e propozimit evropian.

Në një postim të shkurtë në Facerbook, i pari i PSD-së ka ftuar Kurtin që të mos pranojë dhe t’i bashkohet Molliqajt për kundërshtim apo protesta në shesh.

“Kryeminister mos prano!

Ka alternativë. Dorëhiqu dhe hajde e kundërshtojmë bashkë në shesh”, ka shkruar Molliqaj.

Kryeministri Kurti veçse ka nisur takimin e tij me të shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell dhe te dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Takimin me dyshen evropiane, tanimë e ka përfunduar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Ndërkaq sot në Ohër, Kurti është takuar edhe me të dërguarin e ShBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski.

Për pak minuta, pritet të fillojë edhe takimi trepalësh, Kurti – Vuçiq – Borrell./arbresh.info

Të ngjashme