Partia Socialdemokrate (PSD), ka mbajtur aksion simbolik në ditën kur mbahet takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel.
Në objektin e Qeverisë, aktivistët e PSD-së, kanë vendosur një baner ku shkruan “tension për Asociacion”, teksa në fotografi shihen kryeministri Kurti e presidenti Vuçiq përballë njëri-tjetrit me dorëza boksi, ndërsa në fund të tavolinës shihen duke i shtrënguar duart.
Me këtë rast, kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, tha se tensionet në veri kanë pasur një synim, formimin e Asociacionit. Sipas tij, Kurti e Viçiqi janë dukur sikur janë në konflikt, por që në Bruksel nënshkruajnë marrëveshje.
“Ajo që shihet ne ilustrim është e vërteta që ka ndodhur në dialogun Kosovë-Serbi që ka kaluar nga dialogu për marrëveshje finale në pranimin e Asociacionit. Të gjitha tensionet në veri, kanë qenë tensione për krijimin e Asociacionit. Dialog më të mbyllur, më jo demokratik më jo transparent, nuk ka pasur kurrë në Kosovë. Qytetarët dhe deputetët, nuk e dinë se çfarë po diskutohet e as çfarë po nënshkruhet. Kurti dhe Vuçiqi gjatë gjithë kohës janë dukur se janë në konflikt, por në Bruksel kanë nënshkruar marrëveshje. Pra, neve na u është jep imazhi i konfliktit, e Vuçiqit koncesioni”, tha Molliqaj, teksa tha se shefi i ekzekutivit, me nënshkrimin e Asociacionit, ka shkelur vullnetin e 200 mijë qytetarëve.
“Nuk është se ne duam ta kundërshtojmë këtë marrëveshje, por ajo nuk ka njohje në qendër, as njohjen e 5 vendeve të BE-së që nuk e njohin Kosovën, vetëm Asociacionin. Kurti e ka shkelur vullnetin e 200 mijë qytetarëve që kanë nënshkruar peticionin kundër Asociacionit dhe të gjithë aktivistëve që kanë protestuar kundër. Diçka që s’është bërë për 7 vite, kryeministri Kurti po e bën”, tha Molliqaj.
Molliqaj ka ironizuar me Kurtin, duke thënë se “nuk mundesh me hip në tren për Pejë e më mbërri në Ferizaj. Kurti ka hip në trenin e Asociacionit vite më parë”.
Kujtojmë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot (e hënë) do ta zhvillojnë takimin e nivelit të lartë në Bruksel, nën ndërmjetësimin e të dërguarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak./eo
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me dy pika të përbashkëta kufi...
Agjenda e mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe...