Google ADS

Molliqaj: Kurti, shërbyes i Gjykatës Speciale

18:43 | 21 Shtator 2022
L G

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar fshehurazi me kryetaren e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova.

Molliqaj ka thënë se “pas mesazhit të qartë që qytetarët ia dhanë Trëndafilovës, që në Kosovë do ta presim veç me protesta, Kurti po përpiqet ta normalizojë atë”.

“Takimi i fshehur larg publikut është përpjekje e dëshpëruar për legjitimim të kësaj vizite. E ka takuar sepse kjo gjykatë po ia mbanë gjallë narrativen për luftën. “Sot qytetarët e shumtë që ishin mobilizuar për protestë, e detyruan Gjykatën që të dorëzohet nga synimi i saj që t’bëjë propagandë. Ndërsa Kurti, përkundër vullnetit qytetar, e paska ngushëlluar atë, duke i garantuar që Qeveria e tij ia njeh legjitimitetin dhe ia pranon vizitat e propagandën. Por shumë shpejt do t’i tregojmë edhe Kurtit edhe Gjykatës Speciale që qytetarët e dojnë dhe besojnë në luftën e vet çlirimtare!”, ka shkruar Molliqaj.

Ndryshe, kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), Ekaterina Trendafilova ka qëndruar sot në Kosovë, ku përmes platformës online ka zhvilluar një bashkëbisedim me shoqërinë civile dhe mediat.

Ajo sot ka thënë se pret që gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Kransiqi, të nisë në fund të këtij viti apo në fillim të vitit 2023./arbresh.info/

 

Të ngjashme