Google ADS

Molliqaj: Kur qenka përmbushë kriteri për luftimin e korrupsionit?

18:35 | 4 Mars 2017
Arbresh.info

Dardan Molliqaj, sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje në një postim në rrjetin social Facebook ka komentuar deklaratën e përfaqësuesen së lartë të BE-së Federcia Mogherini e cila tha se korrupsioni në Kosovë po luftohet dhe se vetëm demarkacioni ka mbetur kusht për liberalizimin e vizave.  

Postimi i plotë:

Kur qenka përmbushë kriteri për luftimin e korrupsionit!?

Sipas raportit të Transparency International të vitit të kaluar, Kosova renditet në vendin e 95 sa i përket luftimit të korrupsionit.

Kryeministri ende vazhdon me ju jep tenderë djemve të tij.

Mbi 60 dosje në prokurori për korrupsionin e qeverisjes së kryeministrit aktual në Komunën e Prishtinës asnjëherë nuk u trajtuan.

Adem Grabovci, edhe pse ka qindra fakte për krim e korrupsion, ende është i lirë.

Policia është e kriminalizuar dhe e kapur nga pushtetarët kriminelë. Gjykatat poashtu.

Për tu punësuar në institucione publike, kusht është afërsia me partitë në pushtet.

E Mogherini vjen e na thotë korrupsioni po luftohet, nëse doni liberalizim të vizave duhet t’i falni edhe 8000 hektarë tokë.

Jo faleminderit! Nuk kemi tokë për të falur!

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme