Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga PSD, Dardan Molliqaj ka reaguar lidhur me ndërprerjen e punimeve të rrugës Deçan-Plavë.
Molliqaj ka thënë se rruga Deçan-Plavë është rrugë me interes nacional për shkak se e zhvillon turizmin në Grykën e Deçanit dhe e lidhë Kosovën me Malin e Zi.
“Fatkeqësisht, punimet në këtë rrugë sot janë ndërprerë nga Manastiri i Deçanit i cili vazhdimisht zbaton urdhrat e Beogradit duke e pamundësuar kështu zhvillimin e këtij qyteti, i cili është ndër qytetet më të varfra në Kosovë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Po ashtu deputeti ka thënë se bllokimi i punimeve në këtë rrugë është cenim i lirisë së lëvizjes së qytetarëve.
“Shpresoj që Qeveria e Kosovës do t’i vazhdojë punimet pavarësisht pengesave të politikave fashiste të Serbisë”, ka shkruar Molliqaj në Facebook.
Gjatë ditës së djeshme, Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë reagoi në lidhje me punimet që po zhvilloheshin në ndërtimin e rrugës nga Deçani për në Plavë të Malit të Zi.
Ata, bashkë me Listën Serbe e me shefin e zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, thanë se me këtë po bëhet shkelje ligjore pasi po ndërhyhet në zonë të mbrojtur.
Shpërthimi në Ibër Lepenc/ Policia rrit masat e sigurisë, pë...
Moti sot me shi e borë
Shpërthimi në Ibër Lepenc, çfarë dihet deri më tani
Kurti: Punëtorët dhe zyrtarët e institucioneve po bëjnë një ...
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...