Deputeti i PSD-së në Kuvendin e Kosovës, Dardan Molliqaj ka thënë se nuk do të flasë më për Glauk Konjufcën, derisa ky i fundit nuk e mohon se ka qenë pjesë e SHIK-ut. Ai ka thënë se ka edhe njerëz të tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë e SHIK-ut,
Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se prej një viti Vetëvendosje ka vazhduar me sulme kundër PSD-së, e këta të fundit kishin heshtur.
Ai ka thënë se nëse Vetëvendosje nuk ndal sulmet ndaj PSD-së, ata do të diskreditohen nga kjo e fundit, ashtu si në rastin e Glauk Konjufcës.
“Ditën që Glauk Konjufca deklaron që nuk ka qenë në SHIK, ne flasim, pasi njëjtë kishte deklaruar edhe Albin Kurti por kishte dalë e kundërta… Ose Vetëvendosje do të ndalet me sulme. ose do të diskreditohet deri në fund”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i PSD-së ka thënë se dhjetë ditë para se të largohet nga Vetëvendosje ka kuptuar që Glauk Konjufca kishte qenë pjesë e SHIK-ut.
“Ditën që Glaukut ia kam përmendur në Kuvend [që Konjufca ishte pjesë e SHIK-ut], ai ia ka pranuar Sali Salihut në hollin e Kuvendit, i ka thënë ‘po’”.
Molliqaj ka thënë se ka edhe njerëz të tjerë të Vetëvendosjes që kanë qenë pjesë e SHIK-ut, por ai kësaj radhe “kishte punë vetëm më Glauk Konjufcën”.
Horoskopi ditor, çfarë kanë parashikuar yjet për ju
Sot seminari “Alfabeti Shqip dhe Identiteti Kombëtar”
OKB dënon sulmet e Rusisë ndaj infrastrukturës energjitike t...
Moti sot në Shqipëri
Institucioni i Avokatit të Popullit diskuton sot për shëndet...
Moti sot i vranët dhe intervale me diell