Molliqaj komenton homazhet e Kurtit tek varri i Rugovës: Më i riu i konformizmit

18:06 | 17 Shkurt 2020
Arbresh Info

Kryetari i Partisë Socialdemokrate Dardan Molliqaj, ka komentuar homazhet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti bërë tek varri i ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Molliqaj ka shkruar në Facebook se vizita e Kurtit tek varri i Rugovës, pikërisht më 17 shkurt, nuk është e zakonshme.

“Mbase nuk ka gjë të keqe në vetvete thjesht nderimi i tij. Por, nuk e bëri këtë në përvjetorin e tij të vdekjes. Kështu mund të ishte një nderim i rëndomtë. Ai po i përkulet me 17 Shkurt. Është Ibrahim Rugova si projekt politik”, ka shkruar Molliqaj.

Ky është statusi i plotë i Molliqajt:

https://www.facebook.com/dardanmolliqaj2/posts/2988220774533137

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme