Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se ka dëshmuar në polici lidhur me degradimin e KEDS-it.
Molliqaj përmes një postimi në një Facebook, shkruan se hetimet tashmë kanë nisur, duke thënë se qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat.
“Sot në polici theksova dyshimet, pyetjet dhe dhashë informatat që kemi në posedim lidhur me rastin e degradimit të KEDS-it. Lajm i mirë në këtë thellim të krizës energjetike është fakti se kanë nisur hetimet. Qytetarët nuk mund t’i shërbejnë kapitalit privat e as nuk mund ta legjitimojnë qasjen e tillë qeverisëse”, është shprehur Molliqaj.
Tutje ka bërë thirrje qytetarëve, mediave dhe gjithë atyre që kanë informacione që t’i bashkohen hetimet.
“Ftojmë të gjithë që kanë informata dhe mediat hulumtuese që t’i bashkohen këtij hetimi dhe të publikojnë informacionet që i kanë lidhur me këto dy kompani. Fajtori nuk është jetim dhe për këtë do të kërkojmë llogari deri në fund”, ka shkruar Molliqaj./arbresh.info/
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...