Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili tha se sulmin me miell ndaj ministrit Hekuran Murati, avtivistët e PSD-së e kanë kryer nga inati.
Molliqaj ka shkruar se Kurti nuk e ka hallin te inati, por se PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik.
“Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve”, ka shkruar Molliqaj.
Postimi i plotë:
Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion.
Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njëjta arsye pse i ka hipur në qafë sindikalistëve.
Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjekjet mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar.
Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve! /arbresh.info/
lexo edhe:
Kurti deklarohet për sulmin me miell nga PSD-ja kundër Muratit: E bënë për inati
Vazhdon procesi gjyqësor për ish-krerët e UÇK-së
NATO dhe Ukraina takohen lidhur me raketën e re ruse
Përgjigjja e shkencëtarëve: Si ndikon menjëherë në shëndet k...
Lela nuk ndjehet mirë pas Prime, çka i ndodhi?
Belgjika vazhdon të mbetet pa qeveri që nga qershori
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë str...