Sekretari organizativ i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj ka thënë se kandidimi i Avdullah Hoti për kryeministër nga LDK-ja është një shenjë që kjo parti po dorëzohet.
Molliqaj, përmes një statusi në Facebook ka thënë se Hoti u zgjodh për shkak se është njëri besnik i Isa Mustafës, shkruan arbresh.info.
Lexoni të plotë postimin e tij:
A vërtetë mendon LDK-ja që mundet me fitu me Avdullah Hotin? Që mundet me bë betejë nën udhëheqjen e tij? Që mundet me e luftu SHIK-un dhe PDK-në me të? Me njeriun më jokarizmatik dhe pa ndikim në LDK… Avdullah Hoti u zgjodh për shkak se është besnik i Isës, pastaj për shkak të ruajtjes së konsensusit të brishtë në LDK, etj. por në asnjë mënyrë nuk u zgjodh për të fituar LDK-ja.
Kjo e konfirmon edhe njëherë që vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe kandidati i saj janë seriozë në synimin për ta ndryshuar gjendjen politike në Kosovë. Për ta luftuar krimin e korrupsionin, për ta zhvilluar ekonominë dhe rritur barazinë.
Kjo tregon që Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fitojë./Arbresh.info.
Regjimenti i Mjekësisë së FSK-së, merr pjesë në një ushtrim ...
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion