Google ADS

Molliqaj: Fondi për Veriun nuk është në buxhetin e vitit 2018

12:21 | 22 Nëntor 2017
Arbresh.info

Deputeti i Vetëvendosjes Dardan Molliqaj ka thënë se buxheti i vitit 2017 nuk ka asnjë logjikë ndryshuese nga buxhetet paraprake.

Molliqaj ka deklaruar se ka vetëm propagandë të shifrave, gjatë mbledhjes së Komisionit për Buxhet dhe Financa ku diskutohet për Buxhetin e vitit 2018, shkruan arbresh.info.

Ai tha se me këtë projektbuxhet ku pjesa më e madhe e të hyrave pritet të hyjnë nga Dogana nënkupton që të thellohet më shumë çështja e deficitit tregtar.

Molliqaj tha se si çështje e rëndësishme është edhe Fondi për Veriun e i cili nuk është pjesë e buxhetit dhe nuk po e dimë nga po shkojnë mjetet./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme