Dardan Molliqaj, deputet i Partisë Socialdemokrate, ka thënë se emri i kësaj partie ka tërhequr në të ish-anëtarët e Vetëvendosjes.
Sipas Molliqajt, programi socialdemokrat i deputetëve që u larguan nga Vetëvendosje, duhej të lidhej me një parti me emër të tillë dhe kjo parti tashmë ekzistonte në skenën politike.
“Të gjithë ne që jemi pjesë e PSD-së i kemi diskutuar gjatë parimet mbi të cilat mund të vazhdojmë në politikë. Në bazë të asaj që kemi bë publike kemi bërë të qartë që është drejtimi i majtë. Ka qenë opsioni që të jemi pjesë e PSD-së, që kishte emër pikërisht të asaj që ishim ne. Ishte krejt për shkak të emrit sepse u përcaktuam për orientin socialdemokrat”, ka thënë ai në KTV.
“Vlerësuam se ishte më e drejtë të ishim pjesë e një partie që ekziston. Ka pas mjaft kreativitet dhe mundësi që të krijohet parti. Duhen 500 nënshkrime që e mbështesin nismën dhe më pas çështje procedurale të cilat ne nuk i kishim mungesë. Nuk kishte të bënte as me lodhjen e njerëzve sepse njerëzit përfshihen dhe angazhohen në politikë, por ishte përcaktimi jonë që të ishim socialdemokratë në parime e vlera e donim që programin tonë ta bënim direkt me emrin, e që ishte Partia Socialdemokrate. Po të mos ekzistonte kjo parti, e them me bindje, do të bënim ne Partinë Socialdemokrate”, ka shtuar Molliqaj.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...