Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka thënë se, është koha që të ndryshohen masat që po e fusin Kosovën në një krizë të thellë ekonomike.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai thotë se duke parë vendet e tjera që kanë ndryshuar këto masa ndaj Covid-19, do të ishte e nevojshme që të ndryshoheshin edhe në Kosovë, pasi siç thotë kanë pasur efekte negative.
“Tash, kur kaluan disa javë prej vendosjes së masave të rrepta për ta parandaluar shpërndarjen e COVID-19, të dhënat nga shtete të ndryshme që zbatuan masa të ndryshme na e qartësojnë se cilat masa ishin të suksesshme e cilat jo. Qeveria e Kosovës ndërmorri një sërë masash të përgjithshme të zbatuara në shtete të tjera, pa e marrë parasysh fare kontekstin dhe pa i përshtatur ato me nevojat e vendit tonë. Efekti pozitiv i këtyre masave ishte ngadalësimi i shpërndarjes së virusit, mirëpo kjo nuk ndodhi në të gjitha shtetet. Ndërsa efekte negative të këtyre masave të pamenduara mirë ka shumë”, ka thënë Molliqaj.
Sipas tij, marrja masave të tilla të pamenduar mirë, kanë krijuar dëme ekonomike në vendin tonë.
“Duke qenë se këto masa ishin të përgjithshme, me ç’rast të njëjtat masa u ndërmorën si ndaj shoqërisë në përgjithësi ashtu edhe ndaj grupeve të rrezikuara (të moshuarit dhe qytetarët me probleme të tjera shëndetësore). Kësisoj, anipse qëllimi ishte t’i ruajnë grupet e rrezikuara, këto masa veçse i rrezikuan këto grupe. Në anën tjetër, dëmet ekonomike që tashmë kanë filluar të shihen në vendin tonë e që parashihen të jenë shumë të rënda, do të ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin publik të qytetarëve të vendit tonë për shkak të humbjes së vendeve të punës, rritjes së varfërisë dhe depresionit që do të shkaktohet si pasojë e këtyre efekteve”, thekson kreu i PSD-së.
Molliqaj ka thënë se është e domosdoshme që të gjithë sektorët e ekonomisë, në të cilët është e mundshme të mbahet distanca në mes njerëzve dhe të ketë kushte të mira të pastërtisë, t’i kthehen punës sa më shpejt.
“Është koha që qysh nesër, institucionet e vendit të reflektojnë dhe t’i rimendojnë këto masa, dhe të fokusohen tek masat mbrojtëse për grupet e rrezikuara nga COVID19, duke filluar prej atyre izoluese, financiare e deri tek kujdesi i shoqërisë ndaj tyre. E gjithë pjesa e shoqërisë që nuk janë në marrëdhënie pune apo që mund t’i kryjnë punët nga shtëpia, duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në shtëpi, ndërsa është e domosdoshme që të gjithë sektorët e ekonomisë, në të cilët është e mundshme të mbahet distanca në mes njerëzve dhe të ketë kushte të mira të pastërtisë, t’i kthehen punës sa më shpejt”, thotë ai.
Më tej ka përmendur dhe orarin e lëvizjes, për të cilën ka thënë se ka prodhuar kundër efekt.
“Orari i reduktuar i lëvizjeve tashmë po dëshmohet që ka kundër efekt, për shkak se kur koha kufizohet edhe numri i njerëzve po koncentrohet brenda një kohe të caktuar, me ç’rast qarkullimi përgjatë kësaj kohe po është më i dendur sesa në një situatë ku nuk ka orar të reduktuar të lëvizjes. Po ashtu, transporti publik duhet të lëshohet në funksion menjëherë, duke e limituar numrin e njerëzve që hyjnë në të njëjtën kohë në autobusë”, u shpreh ai.
Molliqaj ka folur edhe për Pakon Fiskale Ekonomike.
“Dhe e fundit, por jo nga rëndësia, pakot sociale e subvencionuese ndaj sektorit publik e privat janë masa që nuk e rigjenerojnë ekonominë, por tendencë për të blerë ”paqe sociale”. Në një krizë të tillë ekonomike, ”paqja sociale” është e kundërta e zgjidhjes së problemit, përkundrazi e mirëmban atë. Prandaj duhet urgjentisht të rritet kërkesa agregate, e kjo arrihet vetem nëse Qeveria e vendit i rritë shpenzimet publike. Në të kundërtën, nëse vazhdohet me këto masa të pamenduara, Kosova rrezikon të zhytet në një krizë të thellë ekonomike, e cila do të shkaktonte dëme të pariparueshme për një kohë të gjatë”, ka shkruar në fund.
Forcat e sigurisë i shpërndajnë dhunshëm protestuesit në Tbi...
Ambasada e SHBA-së në Tiranë uron 80- vjetorin e Çlirimit: K...
Policia e Gjilanit apelon tek të gjithë ngasësit të përshtat...
Peci dënon sulmin në objektin e Komunës së Zveçanit, publiko...
Izraeli dhe Hezbollahu shkëmbejnë akuza për shkelje të armëp...
Një vit nga vrasja e Liridona Ademajt, Kusari: Prokuroria en...