Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka treguar se është liruar, pasi u arrestua nga policia pas protestës së veteranëve, ku edhe Molliqaj mori pjesë.
Molliqaj tha për arrestimin e tij se “kështu duket përndjekja politike”.
“Kjo nuk lë asnjë dilemë. Këtë ma konfirmuan edhe policët: arrestimi ishte rezultat i qartë i presionit politik. Tentim frikësimi e shfaqje e forcës, në një kohë kur kundërshtimi qytetar po rritet ndaj kësaj qeverie”, ka shkruar Molliqaj në një postim në Facebook.
“Më liruan pas 2-3 orësh sepse s’kishin si t’më mbanin kur edhe urdhërarresti edhe arrestimi ishin të paligjshme”. Pse zgjodhën pikërisht 1 ditë para protestës së veteranëve ta aktivizojnë këtë urdhërarrest që ishte lëshuar para 2 javësh për një rast krejt tjetër?! Pse më liruan menjëherë, pa më dërguar as në prokurori e as në gjykatë?!”.Brutaliteti autoritar që kundërshtimin e vërtetë synon ta shtypë me dhunë, nuk ka tjetër formë. Qeverisë Kurti po i dridhen temelet, prandaj këto veprime policore joligjore, shkruan Molliqaj.
Pos Molliqajt, pas protestës u arrestuan edhe dy anëtarë tjerë të PSD-së, Frashër Krasniqi dhe Zgjim Hyseni./arbresh.info/
Postimi i plotë
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit