Deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se punësime në delegacionin shtetëror për dialog nuk ka pasur, por është bërë angazhimi i disa personave për punë specifike.
Molliqaj, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se delegacioni shtetëror është institucion i ri dhe ai duhet të ketë një staf të caktuar.
“Punësim nënkupton kur dikush merr kontratë pune. Këto janë shërbime për punë specifike për periudha të caktuara”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i PSD-së ka thënë se asnjëri nga anëtarët e delegacionit prej katër muajsh nuk kanë marrë pagesa.
“Asnjë përfaqësues i yni politik që është në delegacion nuk ka marrë mëditje. Buxheti për delegacionin ka qenë rreth 300 mije euro për këtë periudhë. Vetëm ekspertët ndërkombëtarë janë paguar. Asnjë cent nga buxheti i Kosovës nuk është shpenzuar për mëditje”.
Molliqaj ka thënë se gjatë udhëtimeve të anëtarëve të delegacionit në Bruksel janë paguar vetëm fjetjet dhe shpenzimet e udhëtimit.
Konsumatorët ankohen për ngitje çmimesh, kërkohet kontroll n...
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...