Për vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, që dënoi 4 aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje me mbi 21 vjet, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, thotë të jetë politik.
Ai në një bisedë në Interaktiv të KTV-së, ka thënë se vendimi ka qenë i papritur për shkak se historiku prej nisjes e deri tek vendimi, tregon për pafajësinë e tyre edhe në prova materiale edhe në verbale, raporton Koha.net.
“Gjithçka ishte e qartë që do të shpalleshin të pafajshëm”, tha ai.
Ai ka thënë përzgjedhja e ditës për gjykimin e tyre, mund të caktohej në çfarëdo ditë tjetër, por është bërë përzgjedhja e kësaj dite vetëm për të tentuar të dëmtojnë Vetëvendosjen.
“Raportet e komisionit evropian madje edhe aferat tregojnë se sot në Kosovë nuk ka gjykatë të pavarur”, tha ai.
Molliqaj ka ftuar cilindo prokuror, polic apo kushdo që beson se ka fakte për fajin e 4 aktivistëve të sjellin të paktën një provë që saktëson që njëri prej aktivistëve të tyre është i fajshëm dhe siç tha ai, “ne e marrim përgjegjësinë”.
Ka thënë se për pafajësinë e tyre, dhanë deklarata të gjitha institucionet më të njohura që i ekzaminojnë këto raste, “e madje edhe në Amerikë në FBI, i kemi dërgu me pa nëse kanë ndonjë përputhje, ka dalë që s’ka asnjë përputhje”, tha Molliqaj.
“Prokurori asnjëherë nuk ka deklaru cili prej aktivistëve tanë e ka bërë atë veprim. Sot dalin thonë e kanë bërë Atdheu e Egzoni e më pas kanë hipur në motor e kanë ikur”, shtoi ai.
“Si rezultat i persekutimit, sot Astrit Dehari nuk është në mesin tonë. Pas një kohe po bëhen korrigjimet por është e kotë sepse shenjat po mbesin”.
“Sot e kam ndjerë veten që ky shtet tejkalon parashikimet e mia të errëta për qytetarët e këtij vendi”, ka thënë ai.
Molliqaj tutje ka bërë krahasim me rastin “Kiçina”, ku është marrë vendimi vetëm në bazë të indicieve, e jo dënim në bazë të provave.
“Askund në botë nuk bëhen dënime të tilla duke u bazuar vetëm në indicie”, tha ai.
Ka thënë se janë në betejë politike, e Klani Pronto dhe siç e quan ai “Klani i dorëzimit LDK-në”, herdokurdo do të shpallen fajtorë.
Ai ka thënë se të hënën në një takim me Lëvizjen Vetëvendosje, do të diskutohet gjithçka e mundur për mbrojtjen e 4 aktivistëve, por ka shtuar se nuk përjashtohen as protestat.
“Pa shkuarje në burg të Klanit Pronto me në krye Kadri Veselin, nuk do të ketë drejtësi në këtë vend”, ripërsëriti ai duke shtuar se vetëm kur ata të jenë në burg, në Kosovë do të ketë drejtësi.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?