Kërkesa e shteteve të QUINT-it për mbajtjen e referendumit të Serbisë në Kosovë ka ngjallur reagime të shumta në vend.
Kreu i Partisë Socialdemokrate, (PSD), Dardan Mooliqaj thotë se as lejimi dhe as ndalimi i mbajtjes së referendumit nuk prodhon zgjidhje, shkruan arbresh.info.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj shkruan se mbajtja e referendumit të Serbisë në Kosovë nuk është risi e as shansë për dëshmimin e sovranitetit.
“Që ta themi hapur, pa bërë obstruksione, as lejimi, as ndalimi i mbajtjes së referendumit nuk prodhon zgjidhje. Një qasje e tillë vetëm sa garanton përsëritje. Lejimi i referendimit cënon sovranitetin, por në rrethanën e shtresëzuar, sidomos në veri, as ndalimi nuk paraqet diçka më tepër se një gjest politik për konsum. Këto veprime do të lexoheshin krejt ndryshe nën dritën e një projekti politik që e vendosë zgjidhjen politike në qendër të angazhimit. Që çel mundësi për marrëdhënie të reja dhe të drejta mes Kosovës dhe Serbisë”, shkruan ai.
Një marrëveshje përfundimtare, sipas tij, është urgjente.
“Marrëveshja përfundimtare do ta prodhonte edhe një efekt i cili pamundëson forcimin e liderëve politik përmes projektimit të rreziqeve të jashtme. Vonesa e zgjidhjes po i mbanë vendet të ngulfatura”, shkruan Molliqaj./arbresh.info/
Postimi i plotë:
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...