Pas deklaratës së Shkelzen Gashit, ka ardhur reagimi edhe nga kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj.
Në një shkrim në Facebook, Molliqaj thotë se Albin Kurti e ka ditur këtë qëndrim të Shkelzen Gashit edhe para se ta merrte si këshilltar të tij.
Molliqaj shton se kjo tregon për faktin që sipas tij, Kurti është rrethuar nga njerëz që nuk e përfaqësojnë Vetëvendosjen e dikurshme.
Përmend emrat e Haki Abazit, Shkelzen Gashit, Agim Bahtirit, Mimoza Kusarit, Taulant Kryeziut.
Shkrimi i plotë i Dardan Molliqajt:
Është Albin Kurti
Albin Kurti e ka njohur Shkëlzen Gashin, ia ka ditur këto qëndrime. Për sa kohë nuk jemi në gjendje ta kuptojmë VV-në ideologjikisht, thjesht do të flasim për njerëzit vërdallë Kurtit, pa kuptuar asgjë.
Kur e konsideron veten kusht për historinë, s’ka të vërtetë përtej teje. Bëhesh i ftohtë në përdorimin e mjeteve dhe secila kauzë është e vlefshme aq sa të shërben. Ky është Albin Kurti, është instrumentalizimi i skajshëm që duhet kritikuar. Kurti është i vetmi politikan që pa asnjë skrupull pat thënë ”Hashim, shko në Hagë”, për krimet e UÇK-së për të cilat flet Dick Marty gjithmonë. Pse? Sepse ashtu i leverdis luftës së tij politike. Kur i leverdiste ndryshe, thoshte se nuk do t’i dorëzojë njerëzit e UÇK-së në Hagë.
Haki Abazi, Shkelzen Gashi, Agim Bahtiri, Mimoza Kusari, Taulant Kryeziu…Çfarë kanë të përbashkët këta emra, me VV-në që e keni njohur? Asgjë. Por, këta emra nuk janë aksidente, në fakt janë tregues I instrumentalizimit të skajshëm. S’kanë rëndësi bindjet sepse Kurti nuk njeh subjekte. E rëndësishme është të shërbesh. Servilët këtë punë e bëjnë.
Haradinaj në Gjakovë: Me Kosovën fituese drejt NATO-s dhe zh...
Konjufca priti në takim komisionerin kroat për mbrojtjen e t...
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...