Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu gjatë konferencës së Federatës së Paqes Universale, ku po diskutohet me temën “Paqja, stabiliteti dhe tranzicioni demografik në Ballkanin Perëndimor”, tha se sulmi i 24 shtatorit të vitit të kaluar ka qenë i organizuar direkt nga Beogradi zyrtar.
“Ka pasur përkeqësime shumë shqetësuese siç rasti në komunën e Zveçanit dhe sulmi në Banjskë, të cilat dihet botërisht se janë të organizuara direkt nga Beogradi. Kohët e fundit, presidenti Vuçiq pas asnjë lloj droje ka dhënë porosi të reja për serbët e veriut për të ashtuquajtura kushte për zgjidhjen midis dy vendeve. Disa prej tyre janë edhe shumë të çuditshme, siç është rikthimi i kuadrove serb në polici, gjyqësi e të tjera institucione sikur ata i largoi qeveria e Kosovës nga këto vende, pa përmendur fare pse ndodhën dhe pse deri më tani nuk janë rikthyer. Kam përshtypjen se serbët që banojnë në këto zona janë më të sinqertë dhe më të interesuar për të bashkëjetuar miqësisht dhe paqësisht me fqinjtë e tyre shqiptar. Por përpjekjet dhe dëshirat e tyre janë ngatërruar dhe penguar nga disa aksione të urdhëruara nga Beogradi”, tha Moisiu.
Tutje ai theksoi se dëshira e popullit serb, që kanë lindur ose ka një kohë të gjatë që bashkëjetojnë në këto vise nuk u morën parasysh nga politika e Beogradit.
“Përkundrazi ata që ngulën këmbë në vazhdimin e traditës u terrorizuan dhe u asgjësuan, siç ndodhi me të ndjerin Oliver Ivanoviq. Tani situata paraqitet sikur veprimet e shkëputjes u bën të provokuara nga Prishtina zyrtare. Megjithatë, po e lëmë mënjanë atë që ndodhi. Situata është përkeqësuar nga ultimatumi i 4 shtatorit dhe kjo ndodh në kohën kur të gjithë thoshin që të zbatohen ato që janë pajtuar në Bruksel dhe Ohër. Është krijuar përshtypja se në këtë situatë të paqëndrueshme dhe të rrezikshme më shumë janë interesuar të tjerët për stabilitet sesa ne ballkanasit”, shtoi Moisiu.
Ish-presidenti shqiptar kërkoi nga faktori ndërkombëtarë që të kthejnë sytë nga shqiptarët e Luginës së Preshevës, që sipas tij, janë lënë në harresë.
“Askush nuk kujtohet për pjesën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. E kemi për detyrë të vëmë drejtësi për të gjithë. Kjo duhet të bëhet nëse vërtet mendohet për paqen dhe mirëkuptimin ndërmjet dy popujve. Institucionet evropiane, si BE e OSBE, duhet t’i kthejnë sytë më shumë e më rreptë nga ky rajon, që është lënpë po thuajse në harresë. Edhe atje banojnë njerëz, që duhet t’i gëzojnë të drejtat e tyre si të gjithë të tjerët”, tha Moisiu./rtk
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...