President Ilir Meta i ka cilësuar si të papranueshme deklarimet e Presidentit Vuçiç, i cili e mohoi masakrën e Reçakut në një deklarim të disa ditëve më parë.
I ftuar në emisionin 360 gradë në tv ora, Meta tha se Presidenti i Serbisë tentoi të provokojë shqiptarët.
Meta: E papranueshme te thuash qe masakra e Recakut ishte nje trillim, sepse kjo do te thote se ti mohon nje genocid te kryer te zemer te Europes. Kjo nuk mund te pranohet, sepse neser ai mund te thote se Srebrenica nuk ka ekzistuar etj dhe kjo nuk mund te pranohet. Ai nuk duhet te provokoje shqiptaret dhe bashkepunimin rajonal.
Meta ka folur gjithashtu dhe për akuzat e kryeministrit Rama në adresë të Ramush Haradinajt.
Meta: Fyerjet e ketij individi ndaj liderve politike te Kosoves jane totalisht te papranueshme. Ti nuk mund te hash dreka e darka me udheheqesit e Serbise dhe nga ana tjeter te fyesh politikanet e Kosoves. Sa u perket akuzave te Rames ndaj Ramushit, nuk me shqetesojne sepse te gjithe e dine se ai te vertetat e tij i ka mbrojtur ne cdo nive. Rama nuk mund te eksportoje konfliktet e brendshme ne Kosove./Express
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...