Mogherini: Taksa duhet të hiqet dhe dialogu të vazhdojë

06:59 | 15 Shkurt 2019
Arbresh.info

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, thotë se nuk ka kohë për të humbur, duke rishprehur qëndrimin se taksa duhet të hiqet, shkruan arbresh.info.

Zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq, ka shprehur qëndrimin e Mogherinit, derisa shton se kjo çështje është urgjente dhe vendimtare për përparimin drejtë integrimit në BE.

 “Përfaqësuesia e Lartë Federica Mogherini foli me të dyja palët më 1 dhe 6 shkurt për rrugën drejtë BE-së  dhe vazhdimësinë e Dialogut. Ajo (Mogherini) tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme për normalizimin e të gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe vendimtare për Serbinë dhe Kosovën që të përparojnë drejt BE-së, si dhe për stabilitetin dhe paqen në rajon”. Sipas HRVP: Taksa duhet të hiqet dhe bisedimet do të duhet të rifillojnë. Nuk ka kohë për të humbur,” është shprehur Kocijançiq për arbresh.info.

Retorika mbi ridefinimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasoi me vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet serbe, dhe si rrjedhojë Beogradi zyrtarë po mbanë pezull vazhdimin e ndegociatave të ndërmjetësuara nga BE.

Por,  njohësit e rrethanave politike në vend, thonë se prekja e temës së kufijve automatikisht e futë pavarësinë e shtetit tonë në negociata.

Analisti, Faik Krasniqi, thotë se  raportet mes Kosovës dhe Serbisë, do rregullohen kur Serbia nuk do të jetë më e përkëdhelura e BE-së.

“Prekja e temës se kufijve automatikisht e futë pavarësinë e shtetit në negociata. Këto gjëra i bëjnë vetëm politikanët pa pikë atdhedashurie. Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të rregullohen atë ditë kur Serbia nuk do të jetë më e përkëdhelura e BE-së. Deri sa BE-ja i’a bën avokatinë Serbisë, kjo e fundit do kërkojë që edhe ajrin të na ndalojnë”, tha Krasniqi.

Sipas analistit, Fatmir Sheholli, kjo klasë politike është duke i dëmtuar interesat e gjeneratave të ardhshme të Kosovës.

“Është me interes të veçantë për shtetin e Kosovës të jemi në rreshtim të interesave të SHBA-ve. Është interes i aleatit më te fuqishëm të Kosovës, përkatësisht të SHBA-ve që raportet Kosovë-Serbi të përfundojnë siç është edhe interes i shtetit tonë. Kosova nëse vazhdon të hezitojë të merr vendime të cilat e kanë përkrahjen e SHBA-ve atëherë kjo klasë politike e Kosovës është duke i dëmtuar interesat e gjeneratave të ardhshme të Kosovës. Shteti i Kosovës është pronë e të gjithë qytetarëve të saj e jo e partive politike apo liderëve politik”, përfundoi Sheholli.

Ndryshe SHBA dhe BE vazhdimisht po bëjnë thirrje për heqjen e taksës 100% që Qeveria e Kosovës ia ka vënë produkteve serbe dhe boshnjake. Pavarësisht këtyre presioneve kryeministri, Ramush Haradinaj, është i vendosur të mos marrë hapa të pezullimit apo heqjes, pa një dakordim për njohje të Kosovës nga ana e Serbisë./A.Zeka/arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme