Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, thotë se nuk ka kohë për të humbur, duke rishprehur qëndrimin se taksa duhet të hiqet, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësja e saj, Maja Kocijançiq, ka shprehur qëndrimin e Mogherinit, derisa shton se kjo çështje është urgjente dhe vendimtare për përparimin drejtë integrimit në BE.
“Përfaqësuesia e Lartë Federica Mogherini foli me të dyja palët më 1 dhe 6 shkurt për rrugën drejtë BE-së dhe vazhdimësinë e Dialogut. Ajo (Mogherini) tha se një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe e detyrueshme për normalizimin e të gjitha çështjeve të hapura është urgjente dhe vendimtare për Serbinë dhe Kosovën që të përparojnë drejt BE-së, si dhe për stabilitetin dhe paqen në rajon”. Sipas HRVP: Taksa duhet të hiqet dhe bisedimet do të duhet të rifillojnë. Nuk ka kohë për të humbur,” është shprehur Kocijançiq për arbresh.info.
Retorika mbi ridefinimin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, pasoi me vendosjen e taksës prej 100 për qind për produktet serbe, dhe si rrjedhojë Beogradi zyrtarë po mbanë pezull vazhdimin e ndegociatave të ndërmjetësuara nga BE.
Por, njohësit e rrethanave politike në vend, thonë se prekja e temës së kufijve automatikisht e futë pavarësinë e shtetit tonë në negociata.
Analisti, Faik Krasniqi, thotë se raportet mes Kosovës dhe Serbisë, do rregullohen kur Serbia nuk do të jetë më e përkëdhelura e BE-së.
“Prekja e temës se kufijve automatikisht e futë pavarësinë e shtetit në negociata. Këto gjëra i bëjnë vetëm politikanët pa pikë atdhedashurie. Raportet mes Kosovës dhe Serbisë do të rregullohen atë ditë kur Serbia nuk do të jetë më e përkëdhelura e BE-së. Deri sa BE-ja i’a bën avokatinë Serbisë, kjo e fundit do kërkojë që edhe ajrin të na ndalojnë”, tha Krasniqi.
Sipas analistit, Fatmir Sheholli, kjo klasë politike është duke i dëmtuar interesat e gjeneratave të ardhshme të Kosovës.
“Është me interes të veçantë për shtetin e Kosovës të jemi në rreshtim të interesave të SHBA-ve. Është interes i aleatit më te fuqishëm të Kosovës, përkatësisht të SHBA-ve që raportet Kosovë-Serbi të përfundojnë siç është edhe interes i shtetit tonë. Kosova nëse vazhdon të hezitojë të merr vendime të cilat e kanë përkrahjen e SHBA-ve atëherë kjo klasë politike e Kosovës është duke i dëmtuar interesat e gjeneratave të ardhshme të Kosovës. Shteti i Kosovës është pronë e të gjithë qytetarëve të saj e jo e partive politike apo liderëve politik”, përfundoi Sheholli.
Ndryshe SHBA dhe BE vazhdimisht po bëjnë thirrje për heqjen e taksës 100% që Qeveria e Kosovës ia ka vënë produkteve serbe dhe boshnjake. Pavarësisht këtyre presioneve kryeministri, Ramush Haradinaj, është i vendosur të mos marrë hapa të pezullimit apo heqjes, pa një dakordim për njohje të Kosovës nga ana e Serbisë./A.Zeka/arbresh.info
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...