Google ADS

Mogherini: Reforma në drejtësi, çelës i integrimit të Shqipërisë

11:35 | 15 Nëntor 2017
Arbresh.info

Shefja për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogherini ka mbajtur një konferencë me ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati në Këshillin e Stabilizim-Asociimit shkruan arbresh.info

Mogherini ka thënë se është jetike që Shqipëria të bëjë hapa drejt reformave në drejtësi në mënyrë që të integrohet.

“Kjo reformë është një çelës shumë i rëndësishëm i integrimit të Shqipërisë. Është një proces transformues dhe që shërben për shumë sektorë si biznesi. Këtu ka shumë vend për përmirësim për të arritur potencialin e plotë, prandaj i kemi dhënë rëndësi kësaj reforme”, është shprehur Mogherini.

Ajo ka përgëzuar institucionet shqiptare që kanë nisur këtë reformë dhe ka garantuar për vijimin e mbështetjes nga KE për implementimin e saj./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme