Mogherini: Prishtina të zbatojë marrëveshjet e arritura në dialog

23:48 | 2 Maj 2017
Arbresh.info

Shefja e diplomacisë së BE-së, Federica Mogherini ka thënë se është vendimtare për Kosovën që të vazhdojë dialogun me Serbinë dhe të zbatojë sa më parë marrëveshjet e arritura.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic ka thënë për Tanjug se takimi ndërmjet Hoxhajt dhe Mogherinit sot u fokusua në raportet Kosovë-Serbi, transmeton lajmi.net

“BE dhe Kosova ndajnë një dëshirë që këta të fundit të lëvizin sa më shpejt drejt BE-së, dhe në të njejtën kohë për promovim dhe pajtim me vendet e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë Kocijancic pas takimit të Mogherinit me Enver Hoxhajn.

Kocijancic më tutje ka thënë se gjatë takimit Hoxhaj-Hahn, është diskutuar për zbatimin e MSA-së dhe agjendës evropiane, e cila fokusohet në sundimin e ligjit dhe ekonominë.

Kurse kur është përmendur liberalizimi i vizave, Hahn ka theksuar kushtin për miratimin e Demarkacionit.

Sipas zëdhënëses, për Mogherinin është vendimtare që Prishtina të vazhdojë angazhimin e saj në kuadër të dialogut, duke përfshirë edhe zbatimin e marrëveshjeve.

Enver Hoxhaj ndodhet në një vizitë dy ditore në Bruksel, ku po zhvillon takime me zyrtarë të lartë të Parlamentit Evropian dhe BE-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme