Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, njëherit edhe zëvendëspresidente e Komisionit Evropian,duke folur në Konferencën e ambasadorëve të Bashkimit Evropian për vitin 2017 në Bruksel, çështjen e Ballkanit e përmendi si prioritetin e katërt, shkruan arbresh.info.
“Duke shikuar në fqinjësinë tonë të afërt, është dosja në të cilën, siç e dini shumë mirë, ne kemi shumë për të humbur dhe shumë për të fituar. Disa thonë se është oborri i shtëpisë. Nuk është oborri i shtëpisë: është Evropa. Dhe sa herë që dëgjoj njerëz që u thonë miqve tanë në Ballkan, ‘rrugën tuaj drejt Evropës’, unë jam shumë e zemëruar, sepse tashmë është Evropa dhe ne e shohim atë shumë qartë kur bëhet fjalë për sfidat e sigurisë kur është fjala për rrugën e migracionit, kur bëhet fjalë për investime ekonomike dhe shumë gjëra të tjera,” është shprehur Mogherini.
Ajo ka përmendur edhe tensionet në vendet e Ballkanit, për të cilat thotë se janë tejkaluar për të përparuar në rrugën drejtë BE-së.
“Këtë vit ne kemi parë tensionet e Ballkanit që dalin shqetësuese në momente të ndryshme, në vende të ndryshme. Ne patëm disa momente krize, kriza akute, por në fund të ditës partnerët tanë në Ballkan gjithmonë, gjithmonë kanë arritur të rifitojnë dhe të rikonfirmojnë gatishmërinë e tyre dhe aftësinë e tyre për të përparuar në rrugën e Bashkimit Evropian, në rrugën e tyre drejt Bashkimi Evropian – gjithmonë, ne i kemi ndihmuar dhe ata e kanë bërë atë.”
Kjo për shkak se sipas saj, rinia po e kërkon udhëheqjen e vet dhe duhet t’i jepet ajo që po kërkohet nga lidershipi aktual.
“Besoj se popullata e tyre, rinia e tyre e re, po kërkon udhëheqjen e tyre për këtë dhe udhëheqja e di shumë mirë këtë. Mund të jetë e vështirë, mund të jetë sfiduese, mund të jetë e dhimbshme kohë pas kohe për të punuar në pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore, por në fund të ditës nëse kjo është ajo që njerëzit tuaj kërkojnë prej jush, kjo është ajo që duhet t’i jepni.”
Ajo shton se BE po angazhohet që kjo të bëhet e mundur, duke përmendur takimin me dy presidentët në Bruksel, shkruan arbresh.info.
“Dhe ne jemi atje për të bërë të mundur që ata të japin këtë. Këtë javë do të takohem përsëri me Presidentin [e Serbisë, Aleksandar] Vuçiq dhe Presidentin [e Kosovës, Hashim] Thaçi për të ecur përpara me dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Dhe mendoj se ne mund të vendosim si qëllimin tonë, deri në fund të këtij mandati, të shohim hapa thelbësor përpara për secilin nga partnerët tanë ballkanikë në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.”
Për Mogherinin është më e lehtë të thuhet integrimi në rajon se sa në Bashkimin Evropian, duke paralajmëruar angazhime ambiciove në vitin e ardhshëm.
“Ndonjëherë është më e lehtë të thuhet në rajon se sa në Bashkimin Evropian. Ne do të kemi punë për të bërë si brenda ashtu edhe jashtë Bashkimit tonë, por mendoj se kjo është realiste – dhe sigurisht ambicioze – por një objektiv realist dhe i mundshëm dhe shumë i nevojshëm për punën tonë në vitin në vijim,” përfundon deklarata e Mogherinit për çështjen e Ballkanit.
/arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...