Heqja e taksës së vendosur nga Kosova vazhdon të jetë kërkesë e Bashkimit Evropian, në mënyrë, siç thonë, që t’i hapet rruga vazhdimit të dialogut me Serbinë.
Këtë kërkesë e ka përsëritur edhe nëjherë përfaqësuesja e lartë e BE-së, Frederica Mogherini, në Samitijn e mbajtur ditë më parë në Tiranë.
Mirëpo me një kërkesë të tillë nuk pajtohen deputetë të Kosovës, qoftë në pozitë apo opozitë.
Donika Kadaj-Bujupi ka thënë se Mogherini ka dështuar në kryerjen e punëve të saj që lidhen me Kosovën andaj edhe nuk ka të drejtë të bëjë asnjë kërkesë.
“Konsiderojmë se taksa nuk është punë e zonjës Mogherini. Ajo ka dështuar në punët e veta, qoftë në dialogun qoftë në liberalizimin e vizave për Kosovën. Ajo tanimë ka humbur çfarëdo të drejte që të bëjë kërkesa të tilla”, ka thanë ajo për rtv21.
Ndërsa deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, e ka cilësuar të padrejtë kushtëzimin që është duke iu bërë Kosovës.
“Është e padrejtë të ketë kushtëzim vetëm në palën kosovare”.
Fajtor për bllokim të dialogut, deputeti i LDK-së, Ismet Beqiri e lë Serbinë.
“Nuk mendojë që faji duhet të hidhet te institucionet shtetërore të Kosovës por në Beograd sepse ata kanë qenë bllokues”
Beqiri ka adresuar kritika edhe ndaj pjesëmarrjes së liderëve në samitin e Tiranës.
Sipas tij, ata janë duke marrë pjesë në forume të tilla vetëm sa për t’u fotografuar. /Indeksonline/
Interi konfirmon lëndimin e Barellas – zbulohet se sa do të ...
Bislimi: Synojmë që të digjitalizojmë mbi 100 shërbime të re...
Trupat britanike mund të vendosen në Ukrainë për të trajnuar...
Sarës dhe Drilonit i vjen një dron, ata përqafohen
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...