Italiania Federica Mogherini, Komisoneria e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme e Sigurinë është një nga kandidatet e mundshme për fitimin sivjet të çmimit Nobel për Paqen.
Komiteti i Nobelit ka seleksionuar për këtë çmim 318 kandidatë mes të cilëve 103 janë institucione, e Shefja e diplomacisë europiane kuotohet si një nga kandidatet më të favorizuara për këtë çmim të lartë së bashku me ish-Sekretarin Amerikan të Shtetit John Kerry e Ministrin e Jashtëm të Iranit Javad Zarif.
Këta 3 personalitete të larta politike kanë luajtur një rol kyç në nënshkrimin përfundimtar të marrëveshjes bërthamore të 2015 mes Iranit e komunitetit ndërkombëtar.
Ceremonia e dorëzimit të Çmimit Nobel për Paqen pritet të zhvillohet më datë 6 tetor në Oslo, transmeton oranews.
Nëse kryediplomatja europiane Federika Mogherini fiton Çmimin Nobel do të jetë italiania e dytë në histori që vlerësohet me këtë çmim.
Italiani i parë që e ka fituar atë ka qenë gazetari Ernesto Teodoro Moneta, më 1907 me vlerësimin e ngritjes në fund të mjaft organizatave në shërbim të paqes.
Sipas Henrik Urdal, Drejtorit të Institutit të Studimeve për Paqen në Oslo, “një çmim i dhënë në këtë drejtim do të ishte një sinjal për SHBA, e për Donald Trump që së fundmi ka shprehur mendimin për të prishur marrëveshjen e arritur me Iranin gjatë kohës së qeverisjes së Presidentit Obama.”
Tre të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe një automjeti...
Slot ka dhënë një mesazh të fortë për futbollistët e tij në ...
Mbappe: Askush në Real Madrid nuk do të pendohet kurrë për n...
“Dorëzoni armët, ose do groposeni me to”, Erdogan paralajmër...
Fitimi i pakënaqur me Sarën për mungesën e dhuratës për fest...
Tahiri: Qytetarët përballen me vështirësi ekstreme për ngroh...