Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini do të qëndroj nesër në Kosovë.
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka publikuar agjendën e vizitës së Mogherinit në Kosovë, shkruan arbresh.info.
Në njoftim thuhet se Mogherini, takimin e parë do ta ketë më presidentin Hashim Thaçi në ora 9:00 të mëngjesit.
Pas Thaçit, Mogherini pritet të takohet edhe me kryeparlamentarin Kadri Veseli në ora 9:35 dhe më pas edhe me kryeministrin Isa Mustafa, në ora 10:00 .
Mogerini dhe Mustafa, pas takimit do të dalin edhe me një konferencë të përbashkët për media në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës në ora 10:30.
Mogherini do të ketë një takim të veçantë edhe me krerët e partive parlamentare në Kosovë duke filluar nga ora 11:00.
Zyrtarja e lartë e BE-së pritet të vizitoj edhe veriun ku do të marrë pjesë në përurimin e urës në atë pjesë. /Arbresh.info.
Kancelari gjerman Scholz do të kandidojë për një mandat të d...
Vrau Martin Canin gjatë një sherri dhe plagosi shokun e tij,...
Rama uron ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Analistët: Përdorimi i raketave të shpejta nga Rusia, sinjal...
Ndodh edhe puthja e shumëpritur mes Lelës dhe Leos
Real Madridi mund të futet në garë për Lookman, por çmimi i ...