Google ADS

“Mogherini e papërgjegjshme për kushtet që i vendosi Kosovës për heqjen e vizave”

17:13 | 11 Tetor 2017
M. A.

Eurodeputeti Mario Borghezio, ka thënë se Bashkimi Evropian është i papërgjegjshëm dhe i padrejt me Kosovën në çështjen e liberalizimit të vizave dhe kushtet që ka vendosur për të.

“Pavarësisht kërcënimit global për kthimin e mijëra-luftëtarëve të huaj nga Lindja e Mesme, Bashkimi Evropian nuk duket se është në dijeni për këtë situatë”, ka thënë eurodeputeti, transmeton lajmi.net.

Ai ka përmendur bisedimet e fundit mes Përfaqësueses se Lartë të BE-së Federica Mogherini, me autoritetet e Kosovës për liberalizimin e vizave që kosovarët të udhëtojnë lirshëm nën Evropë.

Ai thotë se “Përveç mosmarrëveshjeve kufitare me Malin e Zi, BE-ja ka kërkuar angazhim të paqartë kundër krimit dhe korrupsionit, pa treguat objektiva konkrete ndaj Kosovës”, shkruan media italiane ‘SecoloTrentino’.

“Por Mogherini, thotë Borghezino, a e kupton shkallën e lartë të papunsisë në Kosovë (aktualisht 33%) që e bën atë më të pambrojtur ndaj të rinjve në raport me porpaganën e xhihadistëve dhe veprimtarive kriminale në përgjithësi”, shkruan ‘SecoloTrentino’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme