Shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Federica Mogherini është shprehur e bindur se dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të rifillojë.
Këto komente ajo i bëri në Samitin që po mbahet në Dubrovnik.
“Dialogu duhet të vazhdojë dhe marrëveshjet duhet të zbatohen. Pres zhvillimet të reja nga dialogu mes dy vendeve”, tha Mogherini, transmeton lajmi.net.
Duke folur për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian, dhe njohjen e ndërsjellë, Mogherini tha se ka parë angazhim te të dyja shtetet.
“Unë pash në këto dy vite e gjysmë një angazhim dhe vendosmëri. Ty vendet e dinë se e ardhmja e tyre është në BE, dhe dialogu duhet të zhvillohet dhe marrëveshjet të zbatohen”, tha ajo.
Për dialogun foli edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i cili kërkoi që të ulen tensionet.
“Dialogu duhet të ndikojë që të ulen tensionet. Duhet të kërkojë që serbët të jetojnë edhe në jug të lumit Ibër”, tha presidenti serb.
Vuçiq është shprehur optimist në formimin e Asociacionit, dhe zbatimin e marrëveshjeve tjera.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...